Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon Aubameyangun si zëvendësues të Lautaros

Foto: Reuters

Interi po mendon të bëjë ofertë për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang. Aubameyangun e sheh si zëvendësues për Lautaro Martinezin, bën të ditur “Calciomercato” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Barcelona po insiston për transferimin e Lautaros në verë. E Interi është duke menduar për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe Aubameyang është lartë në listë. Pos Aubameyangut në këtë listë janë edhe Timo Werner, Gabriel Jesus e Anthony Martial.