Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon 80 milionë euro për Skriniarin

Skuadra e Interit ia ka caktuar çmimin qendërmbrojtësit sllovak Milan Skriniar, i cili mund të largohet në fund të këtij edicioni për 80 milionë euro, shkruan "Gazetta dello Sport".

Skriniar u transferua tek Interi para fillimit të këtij edicioni nga Sampdoria për 23 milionë euro, por paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë skuadra të mëdha ta kërkojnë.

Gjatë muajit të shkuar, Interi kishte refuzuar ofertën e Manchester Cityt prej 65 milionë eurosh.

23-vjeçari ka shënuar katër gola në 26 paraqitje në Serie A dhe është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në kampionat.

Ai ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2022.