Skuadra e Interit i ka caktuar çmimin qendërmbrojtësit Milan Skriniar, pasi lojtari ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2022.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të hënën se Interi për lirimin e tij gjatë janarit kërkon 80 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkriniar 23-vjeçar është ndër mbrojtësit më të vlerësuar këtë edicion dhe deri më tani ka 12 paraqitje me Interin në të gjitha garat.
Interesim për Skriniarin kanë treguar Barcelona, Manchester Unitedi e Manchester City.