Interi vazhdon të insistojë që ka marrëveshje verbale me portierin e Ajaxit, Andre Onana.
Sipas Fabrizio Romanos, Interi është në të njëjtin pozicion, pavarësisht raportimeve se Onana mund të transferohet te Barcelona.
I njëjti burim bën të ditur se Interi ka marrëveshje verbale me kamerunasin Onana, e cila është katërvjeçare dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi mes palëve.
25-vjeçari ka qenë i suspenduar për disa muaj shkaku i dopingut. Ai është rikthyer në muajin e kaluar.
Ai do të jetë lojtari i lirë në verën e vitit 2022, kur edhe i skadon kontrata me Ajaxin.