Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi favorit për portierin Onana

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi është favorit për shërbimet e portierit të Ajaxit, Andre Onana.

Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Interi është në kërkim të një portieri dhe po synon transferimin e Onanas në afatin kalimtar të janarit.

Portieri 25-vjeçar aktualisht është i suspenduar për shkak të dështimit në testin e dopingut në tetor të vitit të shkuar. Ai u suspendua për 12 muaj nga UEFA në fillim të muajit shkurt dhe vitin tjetër do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Reprezentuesi i Kamerunit, ka kontratë me Ajaxin deri në fund të këtij sezoni. Krahas Interit, interesim për Onanan ka shfaqur edhe Napoli.

Artikuj të ngjashëm