Interi po insiston në transferimin e sulmuesit kilian Alexis Sanchez nga Manchester Unitedi.
Sanchez 31-vjeçar është aktualisht te Interi në formë huazimi. Klubi italian e ka opsionin për ta transferuar atë në përfundim të stinorit. Sanchez realizoi gol të shtunën në fitoren 3:0 të Interit ndaj Genoas. Ndërsa luajti edhe të martën në fitoren 2:0 të Interit ndaj Napolit.
Interi zë vendin e dytë në Serie A një xhiro pa mbaruar stinori. Interi nuk ka përfunduar në Top 3 që nga viti 2011.
Sanchez ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2022. Paga e tij te Unitedi është 400 mijë funte në javë. Për të kaluar te Interi ai duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës.