Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pesë skuadra pas Sanchezit

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit kurse tashmë pesë skuadra edhe zyrtarisht kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Bëhet e ditur se në mesin e skuadrave të interesuara janë edhe Sevilla e Marseille.

Interi nuk llogarit në Sanchezin, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga klubi.

Këtë edicion, sulmuesin kilian ka luajtur vetëm 70-të minuta për ekipin italian dhe është njëri prej lojtarëve më të paguar. 30-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 kurse është pjesë e ekipit italian prej verës së vitit 2019.

Ai në Evropë, ka luajtur edhe për Manchester Unitedin, Arsenalin, Barcelonën e Udinesen.