Interi po vazhdon bisedimet me Barcelonën me shpresën që të transferojë në formë huazimi Gerard Deulofeun.
Sipas “Corriere dello Sport”, Deulofeu është i vendosur të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit dhe është i hapur për kalim tek Interi, pasi ka kaluar një huazim te rivali Milani.
Gjithsesi, Interi dëshiron një huazim me opsion blerjeje në fund. Barcelona dëshiron që në ofertë të përfshihet obligimi për kalim të anësorit te Interi si lojtar i rregullt.
Artikuj të ngjashëm