Interi do të jetë në gjendje të blejë sulmuesin gjerman të RB Leipzigut, Timo Werner vetëm nëse e shet argjentinasin Lautaro Martinez, shkruan “Gazzetta dello Sport” të dielën, transmeton Koha.net.
Werner ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2023, mirëpo ai pritet të largohet në verë. Liverpooli e Bayern Muencheni po insistojnë për të transferuar atë.
Interi po ashtu është futur në garë. Mirëpo, për të transferuar Wernerin, Interi duhet të shes Lautaron. Lautaro Martinez është në listën e dëshirave të Barcelonës.
Werner 24-vjeçar në 35 ndeshje në të gjitha garat ka realizuar 27 gola dhe asistuar 11 tjerë.