Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi do t’i shesë Sanchezin dhe Xhekon

Interi është i përgatitur të shesë Alexis Sanchez dhe Edin Xheko këtë verë.

“GOAL” ka bërë të ditur se skuadra e Serisë A ka planifikuar të lërë sulmuesin kilian të largohet për shkak të pagës së tij të lartë.

Drejtuesit e klubit italian gjithashtu do ta shesin sulmuesin Edin Xheko.

Krerët e klubit po synojnë ta shesin sulmuesin boshnjak gjatë këtij afati kalimtar.

Xheko ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.