Sulmuesi Alexis Sanchez pritet që karrierën ta vazhdojë në kampionatin e Portugalisë. “Tuttosport” ka shkruar se skuadra e Benficas tashmë i ka bërë ofertë Interit për shërbimet e Sanchezit.
Thuhet se për kartonin e Sanchezit, skuadra portugeze ka ofruar rreth pesë milionë euro. Interi ka kohë që e ka nxjerrë Sanchezin në shitje, pasi kiliani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi.
33-vjeçari ka kontratë me Interin deri vitin e ardhshëm, kurse është pjesë e ekipit italian prej vitit 2019.