Interi raportohet se është i gatshëm ta shesë mbrojtësin Jeison Murillo gjatë afatit kalimtar të verës.
Kolumbiani 24-vjeçar nuk është i preferuari i trajnerit Stefano Pioli dhe klubi nga Milano e ka vënë në shitje dhe për të kërkon 25 milionë euro.
Sipas “Calciomercato”, për mbrojtësin e Interit interesim kanë shprehur Manchester Unitedi e Chelsea.
Ekziston edhe opsioni për ndryshim kokë me kokë me mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.
Murillo ka kontratë deri në vitin 2020.