Sky Sports Italia raporton se mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas në verë pritet të transferohet tek Interi.
Sipas këtyre raporteve thuhet se për shërbimet e tij Interi do të paguajë 30 milionë euro, transmeton Koha.net.
Greku ka kontratë me Romën deri në qershor 2019, por agjenti i tij ka kërkuar ngritje të pagës për të vazhduar kontratën, por Giallorossët nuk janë të gatshëm të bëjnë një gjë të tillë, dhe pritet ta shesin në verë.
Sky Sports Italia raporton se Interi ka arritur marrëveshje me 25 vjeçarin, të cilit do t’i paguajë 3 milionë euro në sezon.
Për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe Arsenal, Chelsea, dhe Manchester City.
Artikuj të ngjashëm