Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inter transferon Keita Balde

Zikaltërit vazhdojnë të jenë shumë aktiv në afatin kalimtar veror.

Derisa të gjithë presin lajme rreth së ardhmes së Luka Modriq i cili kërkohet me ngulm nga Interi, zikaltërit kanë bërë një marrëveshje tjetër të rëndësishme.

Bëhet fjalë për yllin e Monacos, Keita Balde. Për reprezentuesin nga Bregu i Fildishtë po punohet prej javësh, ndërsa këtë të hënë palët duket se kanë arritur marrëveshjen për kalimin e futbollistit tek Interi në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

23-vjeçari një vit më parë u transferua në Principatë nga Lazio për 30 milionë euro plus dy të tjerë bonuse.

Bisedimet mes Interit dhe Monacos kanë avancuar shumë. Fillimisht ishte menduar ideja e një shkëmbimi huazimesh me Candrevan ose Joao Marion, por drejtuesit zikaltër më pas menduan të mos përfshinin asnjë futbollist tjetër.