Sulmuesi senegalez Keita Balde Diao pritet të transferohet te skuadra e Arsenalit, pasi Interi nuk ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes së kartonit të tij.
Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Arsenali është i gatshëm t'i paguajë Monacos 34 milionë euro dëmshpërblim për Keitan, transmeton Koha Ditore.
Sulmuesi 24-vjeçar edicionin e shkuar ishte i huazuar tek Interi, por shënoi vetëm pesë gola në 29 ndeshje dhe kjo bëri që ekipi italian të heqë dorë nga blerja e tij.
Tek Arsenali, Keita pëlqehet nga trajneri Unai Emery, që është i gatshëm t'i ofrojë kontratë katërvjeçare.
Keita ka kontratë me Monacon deri në vitin 2022, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te skuadra e Lazios.