Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iniesta e fton Coutinhon te Barça

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë se do të ishte mirë nëse Philippe Coutinho transferohet te klubi spanjoll nga Liverpooli.

Coutinho, i cili lidhet me një kalim te Barcelona, gjatë verës i dështoi transferimi shkaku i ofertave të refuzuara nga klubi anglez.

“Coutinho është lojtar i mirë ekipi me shumë talent. Do të ishte fantastik për ne”, ka thënë Iniesta.

“Ai është i mirë me dy këmbët, luan mirë me lojtarët, realizon gola dhe lidh mirë sulmin, do të ishte ajo që ne duam”, ka shtuar ai.