Sport

Infantino bën ‘selfie’ i buzëqeshur pranë arkivolit të Peles

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka shkaktuar një lloj skandali pasi u filmua duke buzëqeshur dhe duke pozuar me një fans pranë arkivolit të hapur të Peles, shkruan The Times.

Disa ditë pas vdekjes së Peles, presidenti i FIFA-s udhëtoi për në Brazil për të marrë pjesë në funeralin e lojtarit më të madh brazilian të të gjitha kohërave dhe me të mbërritur në stadiumin e Santosit, ku ndodhet aktualisht arkivoli i Peles, Infantino dha një ide të pazakontë.

“Ne do të kërkojmë nga të gjitha vendet në botë që të riemërtojnë me emrin e Peles një nga stadiumet e tyre të futbollit”, ka thënë Infantino.

Vetëm një ditë më vonë [të martën], italiani bëri të pamendueshmen, ndoshta pa e ditur se dikush mund të kapte momentin teksa buzëqeshte për një foto me një fans pranë arkivolit të Peles.

Ashtu siç pritej, kritikat për 52-vjeçarin ishin të panumërta, veçanërisht në rrjetet sociale. 

Pele do të varroset sot [e martë] me një ceremonie private.

Image