Legjenda portugeze, Luis Figo, u është bashkuar thirrjeve që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të jap dorëheqje për shkak të planit të dështuar për të shitur aksione të Botërorit tek investitorët privatë.
Figo, i vlerësohet si një prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij, ka rritur edhe më shumë presionin ndaj zviceranit Infantino.
“Sot u bashkohem të tjerëve në lojën tonë dhe i bëj thirrje Gianni Infantinos të jap dorëheqje si president i FIFA-s”, ka shkruar Figo.
“Infantino e ka poshtëruar detyrën që premtojë se do ta ngrejë lart. Ai ka gënjyer, ka mashtruar edhe është përpjekur të bëjë dëme në kurriz të lojës që supozohet se do t’i shërbejë”, ka shkruar tutje Figo.