Sulmuesi i krahut, Samuel Iling-Junior pritet që së shpejti ta rinovojë kontratën me Juventusin. “Calciomercato” raporton të mërkurën se drejtuesit e Juventusit kanë bërë gati ofertën për ta bindur anglezin të qëndrojë në Torino përtej këtij sezoni.
Atij kontrata me Juventusin i skadon në verën e ardhshme, ndërsa me rinovimin e kontratës, do të mbetej pjesë e klubit deri në vitin 2026.
Iling-Junior është pjesë e ekipit të dytë të Juventusit, ndërsa së fundmi është ftuar edhe në ekipin e parë, ku ka impresionuar me paraqitjet e tij.
19-vjeçari së shpejti pritet të promovohet në ekipin e parë, ndërsa pjesë e Juventusit është prej vitit 2020.