Vrapoi 11.9 kilometra, e regjistroi shpejtësinë më të madhe nga gjithë futbollistët në fushë me 33.39 km në orë, ndërsa ishte i saktë në 35 pasime nga 39 sa i tentoi.
Blendi Idrizi i Schalkes e ka gjetur pozitën në të cilën ndihet më shumë komod. Paraqitja e tij në fitoren e Schalkes të shtunën kundër Regensburgut është vlerësuar lart nga klubi i madh gjerman.
Schalke fitoi 2:1 në shtëpi me rikthim të rezultatit, ndërsa Idrizi e kompletoi ndeshjen. Me skuadrën e Schalkes, mesfushori kosovar është në garë për t’u rikthyer në Bundesligë.
Shtatë herë kampionia e Gjermanisë, Schalke, këtë edicion po garon në Bundesliga 2. Aktualisht renditet në vendin e pestë me 37 pikë, dy më pak se lideri, Darmstadti.
Idrizi po vlerësohet lart edhe nga mediat gjermane.
Edhe
Idrizi i vendosur t’i dëshmojë vlerat në Bundesliga 2
“Marius Bulter asistoi dy herë, Malick Thiaw e shënoi golin e fitores me kokë. Por një tjetër profesionist i Schalkes e meriton vlerësimin si “lojtari më i mirë i ndeshjes”. Blendi Idrizi”, ka shkruar portali “reviersport.de”.
Se është në formë dukshëm më të mirë se në të kaluarën e ka pranuar edhe vetë futbollisti.
Idrizi ka qenë titullar në pesë ndeshjet e fundit me Schalken në Bundesliga 2. Mesfushori 23-vjeçar ka luajtur në njëmbëdhjetë ballafaqime të këtij edicioni në rangun e dytë të futbollit gjerman, ndërsa e ka një asistim.
Në një intervistë dhënë për faqen zyrtare të klubit më herët, Idrizi ka thënë se ky edicion është prej më të mirëve. Thotë se e ka fituar besimin e trajnerit, teksa vetë ai mundohet ta jep gjithmonë më të mirën në fushë.
“Është e rëndësishme, sepse unë kam kontroll të mirë të topit. Luaj në një pozitë që llogaritet edhe si i rrezikshme nëse e humb topin”, kishte thënë Idrizi.
Para nëntë muajsh Idrizi bënte karrierë në rangun e katërt të futbollit të Gjermanisë. Ishte pjesë e skuadrës së Fortuna Koelnit. Ai është ngritur shumë shpejt në karrierë, u bë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe tani është edhe pjesë e rëndësishme e skuadrës së parë të Schalkes.
Jep ndihmë të madhe si në mbrojtje ashtu edhe në fazën e sulmit. Në pjesën finale ka qenë paksa i pafat, ndonëse i është afruar shumë shënimit të golit.
Edhe
Idrizi kthehet në Bundesligë me Schalken, është krenar që luan me Kosovën
pozitë e përkryer për stilin tim të lojës. Jam më i fortë në lojën “box-to-box”, në mesfushë. Fati i mirë do të më përcjellë edhe para golit”, ishte shprehur Idrizi.
Idrizi te Kosova U21 është paraqitur në tri ndeshje, po aq sa ka luajtur edhe me ekipin senior të Kosovës.