Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi asiston te Schalke

Blendi Idrizi ka vazhduar me paraqitje të mira te Schalke në Bundesliga 2.

Të premten mbrëma, Schalke luajti 2:2 me Greuther Fuerthin, ndërsa Idrizi asistoi në golin për 1:0 pas 30 minutave lojë.

Mesfushori 25-vjeçar në katër ndeshjet e fundit ka një gol e dy asistime. Ai në fakt ka vetëm gjashtë paraqitje këtë edicion për Schalken, por po e gjen formën gradualisht.