Sport

“Icardi vlen 250 milionë euro”

Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, thotë se ajo ka ndihmuar yllin e Interit që të ketë vlerën 250 milionë euro.

Nara është edhe agjentja e bashkëshortit të saj dhe ka negociuar një kontratë të re me klubin. Ajo ka folur për revistën argjentinase “Gente” për lidhjen e tyre, që nisi kur ajo ishte akoma e martuar me shokun e Icardit, Maxi Lopez.

“Jam e vetmja grua që ka ndihmuar bashkëshortin e saj të bëjë para. Mauro nga 14 milionë euro sa kishte vlerën tani vlen 250 milionë”, ka thënë ajo.

Icardi së fundmi mori edhe ftesën e kombëtares argjentinase.