Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë përgjithmonë te klubi italian dhe të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi vazhdimisht është lidhur me një largim nga zikaltrit, por ai ka shfaqur besnikërinë e tij për klubin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më kanë pyetur shumë për këtë”, ka thënë Icardi duke folur për faqen zyrtare të klubit.
“Dua të qëndroj përgjithmonë. Jam kapiten i këtij klubi të madh. Jam i lumtur në Milano dhe kështu ndihet edhe familja ime. Shpresoj të kem karrierë të gjatë me Interin.
“Liga e Kampionëve? Dua të luaj aty me Interin, shpresoj të jemi gati”, ka thënë veç të tjerash sulmuesi argjentinas.