Mauro Icardi ka hedhur poshtë spekulimet se mund të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë.
Sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur se do të mbetet pjesë e klubit francez edhe përgjatë sezonit tjetër.
“Asgjë nuk qëndron, s’është e vërtetë rreth asaj që është folur. Do të vazhdoj të jem pjesë e klubit dhe kam një kontratë afatgjate me PSG-në”, ka deklaruar Icardi.
28-vjeçari këtë edicion me skuadrën franceze, në të gjitha garat, ka shënuar 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Icardi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024. Gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Interin e Sampdorian.
Artikuj të ngjashëm