Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi në shitje

Paris Saint-Germaini ka vendosur ta hedhë në shitje sulmuesin Mauro Icardi.

Sipas mediave franceze, trajneri Mauricio Pochettino nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Klubi francez për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 60 milionë euro. Interesim për Icardin kanë shprehur dy skuadrat italiane Roma dhe Juventusi.

23-vjeçari këtë sezon me parisienët ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.