Zlatan Ibrahimoviqi më në fund është gati për t’u kthyer në fushë dhe do të jetë pjesë e Milanit për duelin ndaj Lazios që luhet të dielën në orën 20:45.
40-vjeçari që përfaqëson Suedinë nuk ka qenë titullar për “rossonerët” që nga humbja 2:1 nga Spezia në muajin janar.
Ai ka pasur telashe me gju dhe me tendinën e Akilit. Mungesa e tij ka ndikuar edhe në shënimin e vogël të golave nga skuadra e Milanit.
Ibrahimoviqi ka luajtur vetëm 30 minuta në ndeshjen e parë kundër Lazios këtë sezon. Hyri si zëvendësues në minutën e 60-të në muajin shtator. Ai shënoi në atë ndeshje dhe ia siguroi pikët e plota Milanit.
Ibrahimoviqi ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 15 ndeshjet e kaluara me Lazion.