Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibra dhe Giroudi stërviten të ndarë nga grupi

Milani ka kryes seancën stërvitore të paraparë për të martën. Mediat në Itali shkruajnë se Zlatan Ibrahimoviqi dhe Olivier Giroudi kanë stërvitur të ndarë nga grupi.

Ibrahimoviqi u kthye në fushë kundër Napolit pas gati dy muajsh, kurse Giroudi pësoi lëndim të dielën ndaj napolitanëve.

Francezi Giroud nuk u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe pritet të jetë gati për duelin e së shtunës kundër Empolit.

Ndërkohë Tiemoue Bakayoku po vazhdon rikuperimin për shkak të problemeve muskulore. Jashtë shkaku i lëndimit mbetet edhe Alessio Romangoli.

Artikuj të ngjashëm