Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

IBO nuk do ta rivlerësojë meçin Krasniqi - Boesel

Federata Botërore, IBO, ka thënë se meçi mes Haxhi (Robin) Krasniqit dhe Dominic Boeselit, është çështje e mbyllur dhe se Dominic Boesel është kampion bote në këtë version në peshën gjysmë të rëndë.

Krasniqi më 9 tetor të këtij u mposht 2:1 me pikë në revanshin me Boeselin. Meçi ishte i vlefshëm për titullin IBO, e po ashtu eliminator për titullin WBA.

Krasniqi kishte rrëmbyer titullin IBO dhe po ashtu titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA në tetor të vitit 2020, kur e nokautoi Boeselin në raundin e tretë.

Në rimeç, dy nga gjyqtarët ia dhanë fitoren Boeselit me shifrat 115:114 dhe 116:112, ndërsa njëri Krasniqit me shifrat 115:114.

Krasniqi nuk u pajtua me vendimin dhe vazhdimisht ekipi i tij ka potencuar se ai ishte fitues. Madje është paralajmëruar se rastimund të shkojë në gjyq.

Ekipi i Krasniqit angazhoi tre gjyqtarë të licencuar në federatën gjermane të boksit BDB, për të bërë një rivlerësim. Të tre ia dhanë fitoren Krasniqit.

Edhe Krasniqi thotë se do ta nokautojë Boeselin në luftën e tretë Sport Krasniqi thotë se do ta nokautojë Boeselin në luftën e tretë

Por, procedurat e ndjekura nga Krasniqi nuk i kanë pëlqyer edhe IBO-së. IBO ka thënë se Krasniqi nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret e federatës dhe se për të si federatë kjo çështje është e mbyllur.

“Krasniqi nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Rregulloret e IBO-së dhe procedurat e Apelit. Po ashtu dhe në kundërshtim me procedurat tona, kanë kryer një ri-poentim të luftës nga gjyqtarë të angazhuar nga vet ata. Bazuar në këtë, IBO e konsideron këtë çështje të mbyllur”, ka thënë presidenti i IBO-së, Ed Levine, raporton Boxen1.com