Përfaqësuesja e Shqipërisë ka mbajtur edhe seancën e fundit në Durrës para nisjes për në Islandë, ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.
Shqipëria të shtunën do ta marrë rrugën drejt Islandës, kurse të hënën e luan ndeshjen e Grupit 2 në kuadër Ligës B të Ligës së Kombeve.
Në konferencën për shtyp të mbajtur të premten, janë paraqitur mbrojtësi i krahut të djathtë, Esleid Hysaj, dhe mesfushori Klaus Gjasula.
Hysaj ka thënë se Shqipëria do të dalë në fushë ndaj Islandës për një rezultat pozitiv, pse jo edhe fitore. Ai ka thënë se të gjithë futbollistët janë gati jo vetëm për Islandën, por edhe për ndeshjet e tjera të këtij muaji.
Shqetësimi i vetëm te Shqipëria për ndeshjen me Islandën mbetet sulmuesi Myrto Uzuni, i cili ka një lëndim të lehtë muskulor.
Pas duelit me Islandën, Shqipëria i luan edhe dy ndeshje të tjera.
Edhe
Hysaj beson se Shqipëria mund ta arrijë plejofin e Ligës së Kombeve
Më 10 qershor e pret në shtëpi Izraelin, kurse tri ditë më vonë, në të njëjtën stadium - “Air Albania” - e luan miqësoren me Estoninë.
Islanda ka barazuar 2:2 në udhëtim te Izraeli të enjten mbrëma, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.