Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hetemi kampion Internacional i Kosovës, Bytyqi barazon por mbetet kampione bote

Elvis Hetemi fiton titullin Internacional te Kosoves

Elvis Hetemi të premten mbrëma në Ferizaj ka nokautuar në raundin e parë gjermanin Deniz Altz, duke fituar kështu titullin Internacional të Kosovës në peshën super të mesme dhe titullin e Gjermanisë.

Meçi ishte i vlefshëm për dy titujt. Për herë të parë në boksin profesionist një meç u zhvillua për titull të Kosovës.

Hetemi e rrëzoi Altzin pas afro dy minutave në raundin e parë me një goditje në trup, duke shënuar kështu fitoren e 17-të në boksin profesionist karshi një humbje. 11 fitore i ka me nokaut. Për Altzin ishte humbja e katërt karshi 11 fitoreve.

Meçi mes Hetemit dhe Altzit ishte kryesori i mbrëmjes i organizuar nga FIDES Sports.

Në këtë mbrëmje mbrojti titullin e botës në versionin WBC në kategorinë atom, Fabiana Bytyqi.

Bytyqi barazoi me meksikanen Elizabeth Lopez Corzo, por e mbajti titullin. Gjyqtari Predrag Aleksiq vlerësoi luftën 96:96, gjyqtari Maurizio Rinaudo 97:94 për Bytyqin e Hendrik Schramm 97:96 për Corzon, duke bërë kështu që meçi të përfundoi me barazim.

Edhe Gjyqtarët e angazhuar nga Krasniqi vlerësojnë se ai ka fituar duelin me Boeselin Sport Gjyqtarët e angazhuar nga Krasniqi vlerësojnë se ai ka fituar duelin me Boeselin

Për Bytyqin është barazimi i dytë karshi 19 fitoreve.

Po ashtu në mbrëmjen e të premtes boksoi për titull Internacional të Gjermanisë, Benjamin Gavazi. Ai e nokautoi në raund të parë Andreas Masoldin.

Image