Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Pervizaj me nokaut në raund të parë fiton duelin e shqiptarëve në peshën e rëndë

Albon Pervizaj ka fituar me nokaut në raund të parë përballjen me Habib Vuqitërnën, duke e bërë të vetin titullin Internacional të Gjermanisë në kategorinë e rëndë.

Dueli i zhvilluar në Hamburg përfundoi shpejt, kur Pervizaj me një të djathtë të fuqishme e rrëzoi Vuqitërnën.

Dueli i shqiptarëve të peshës së rëndë ishte pritur të zgjaste më tepër, por Pervizaj 25-vjeçar dha një të djathtë të fuqishme duke mbaruar atë shpejt.

Për Pervizajn është fitorja e 16-të në boksin profesionist, 12 i ka me nokaut, karshi një humbje. Vuqitërna ka pësuar humbjen e parë në karrierë, karshi gjashtë fitoreve.

“Përshëndetje miq., Kam humbur me nokaut në raundin e parë dhe më duhet të jetoj me këtë realitet. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin që keni pasur tek unë, më vjen keq për një zhgënjim të tillë”, ka shkruar Vuqitërna në Facebook.

Edhe Hetemi kampion Internacional i Kosovës, Bytyqi barazon por mbetet kampione bote Sport Hetemi kampion Internacional i Kosovës, Bytyqi barazon por mbetet kampione bote