Përparim Hetemaj ka paralajmëruar se do të kthehet të luajë në Finlandë gjatë verës. Ai të ardhmen e tij e ka zbuluar nëpërmjet një përgjigje që ia ka dhënë në “Twitter”, Ikka Manninenit.
Mannineni e pyeti publikisht Hetemajn për të ardhmen e tij pas përfundimit të kontratës me Regginan, që garon në Serie B.
Hetemaj i është përgjigjur shkurt: “Në Finlandë verës”.
Hetemaj me klubin italian ka kontratë deri në qershor të këtij viti. 35-vjeçari sezonin e kaluar arriti shifrën jubilare të 300 ndeshjeve të luajtura në Serie A. Në 300 ndeshje për skuadra të ndryshme në Itali, ish-mesfushori i Finlandës ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar 19 herë.