Përparim Hetemaj e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me skuadrën e Helsinkit finlandez dhe në futbollin profesionist.
Hetemaj, i cili e nisi karrierën te Helsinki si fëmijë para afër 30 vjetësh, u ndërua nga tifozët e skuadrës së tij për duelin e fundit në Finlandë.
Ai ka deklaruar se do të jetë stinori i fundit në karrierën si profesionist, para pensionimit. Ndeshjen e fundit të karrierës së pasur si lojtarë, do ta luajë më 14 dhjetor, në udhëtim te PAOK-u, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Hetemaj karrierë ka bërë tek AEK-u i Athinës, Apollon Kalamaris, Tëente, Brescia, Chievo, Benevento e Reggina. Futbollisti me prejardhje nga Drenica ka përfaqësuar Finlandën, ndërsa ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka realizuar katër gola.
Ndeshja e fundit për Hetemajn me Helsinkin në Finlandë u mbyll me rezultatin 2:2. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të.
Kjo ndeshje i ka takuar Grupit G, ndërsa Helskinki është pa gjasa për kualifikim. Është në vendin e fundit me dy pikë, një më pak se Aberdeeni i vendit të tretë.
Kjo ndeshje u ndërpre për disa minuta për shkak të reshurave të mëdha të borës. 36-vjeçari me Helsinkin ka zhvilluar gjithsej 94 ndeshje, me pesë gola të realizuar e një asistim.