Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hetemaj i bashkohet Regginas

Pak ditë pasi njoftoi largimin nga Benevento, mesfushori Përparim Hetemaj ka gjetur ekip të ri. Ai të mërkurën është zyrtarizuar te Reggina, ekip që sezonin 2021/22 do të bëjë gara në Serie B. Hetemaj 34-vjeçar me Regginan, ka firmosur kontratë njëvjeçare.

“Reggina 1914 bën të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin Përparim Hetemaj. Mesfushori, i lindur në vitin 1986 ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022 dhe i bashkohet ekipit. Përparimit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen tonë”, thuhet në njoftimin e Regginas.

Hetemaj edicionin e shkuar ishte pjesë e Beneventos, ekip që nuk mbijetoi në Serie A, ku regjistroi 32 ndeshje dhe bëri dy asistime në të gjitha garat. Ai luan në futbollin italian prej fillimit të vitit 2010 kurse krahas Beneventos, karrierë ka bërë edhe te Brescia e Chievo.