Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përparim Hetemaj largohet nga Benevento

Përparim Hetemaj është larguar nga Benevento pas dy viteve të kaluar te ky klub.

Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti, i cili nuk kishte pranuar ofertën e drejtuesve të klubit italian që ta vazhdojë kontratën.

“Këto kanë qenë dy vite të rëndësishme për mua. Një qytet ku menjëherë u ndjeva si në shtëpinë time. Falë forcës së të gjithëve, më dhanë gëzim për të fituar një kampionat dhe forcë për të qenë në gjendje të luftoj deri në fund për shpëtim. Unë gjithmonë do të mbajë brenda vetes një kujtim të shkëlqyer të qytetit dhe njerëzve të Beneventos. Faleminderit nga zemra të gjithëve”, ka shkruar Hetemaj.

Benevento në sezonin e ri do të bëjë gara në Serie B.

34-vjeçari kohën më të madhe në Serie A e ka kaluar te Chievo. Hetemaj ka veshur edhe fanellën e Finlandës ku në 50 ndeshje ka shënuar 4 gola.