Pasi iu refuzua oferta e parë prej 18 milionë eurosh nga Lyoni, skuadra e Hertha Berlinit ka bërë ofertën e dytë për mesfushorin Lucas Tousart.
“L’Equipe” ka raportuar të martën se Hertha e ka rritur ofertën në 23 milionë euro për të transferuar Tousartin gjatë afatit të janarit, transmeton Koha Ditore.
Trajneri i Herthas, Juergen Klinsmann po kërkon me ngulm transferimin e 22-vjeçarit, të cilin e sheh si përforcim të duhur për repartin e mesfushës.
Tousart këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në 26 ndeshje për Lyonin, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2023.
Ai te Lyoni u transferua në vitin 2015 nga Valenciennesi për 2.5 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm