Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për mesfushorin Leandro Trossard, ka bërë të ditur “The Sun” të hënën. Mësohet se Tottenhami po insiston në transferimin e belgut gjatë këtij muaji dhe tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur Brightonin në lirimin e tij.
Për kartonin e 28-vjeçarit , Tottenhami ka ofruar mbi 10 milionë euro, duke pasur parasysh se Trossard ka kontratë me Brightonin deri në fund të këtij sezoni.
Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës, pasi dëshiron që t’i bashkohet Tottenhamit dhe po pret marrëveshjen mes klubeve për ta realizuar transferimin. Trossard në vitin 2019 iu bashkua Brightonit nga Genku dhe këtë sezon ka treguar paraqitje të mira në kampionatin anglez.
Në 16 ndeshje të luajtura deri më tani, ai ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime.