Theo Hernandez dëshiron të fitojë Kupën e Botës për Francën, por edhe vëllain e tij të madh. Lucas Hernandez e ka mbyllur Botërorin para kohe, pasi lëndoi ligamentin e gjurit në fillim të ndeshjes kundër Australisë.
Vëllai i tij, Theo po e zëvendëson atë në krahun e majtë edhe pse ata janë lojtarë të stileve të ndryshme.
“Lëndimi i tij ishte një lajm shumë i keq për ne. Nuk është e lehtë as për të, sepse është gjithashtu një dëmtim shumë i gjatë”, tha Theo.
Theo 25-vjeçar i është një vit më i vogël se vëllai i tij.
“Unë kam folur me të në telefon çdo ditë që kur u largua nga Katari. Unë dua të luaj në çdo ndeshje këtu, sepse dua ta kthej trofeun për të dhe Francën”. Hernandez më i ri, i cili luan për Milanin është lojtar më sulmues se Lucasi, i cili është pjesë e Bayern Munichut.