Përfaqësuesja e Francës ka mbetur edhe pa një futbollist tjetër në Kampionatin Botëror. Mbrojtësi Lucas Hernandez e ka mbyllur turneun e Katarit për shkak të lëndimit.
Ai u lëndua në ndeshjen hapëse të Francës, që e fitoi të martën mbrëma me rezultatin 4:1 ndaj Australisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHernandez u detyrua të largohet nga fusha në minutën e tetë të ndeshjes, pasi e dëmtoi ligamentin e gjurit të djathtë.
“E kemi humbur edhe një element të rëndësishëm. Lucasi është një luftëtar”, ka thënë përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps.
26-vjeçari, bëhet lojtari i pestë te Franca që tashmë e ka humbur Botërorin pas Karim Benzemas, Christopher Nkunkus, Paul Pogbas dhe N’Golo Kantes.