Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Francës i lëndohet sulmuesi i rëndësishëm

Përfaqësuesja e Francës

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit të Interit, Marcus Thuram, për dy ndeshjet e këtij muaji. 

“Reuters” ka raportuar të martën se Thuram e ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë dhe do të kthehet tek Interi për t’i vazhduar testet mjekësore. 

Thuram është futbollist shumë i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Francës. 

Franca do t’i zhvillojë dy ndeshje ndaj Kroacisë që janë të vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kombeve. 

Të enjten nga ora 20:45, Franca do të luajë në Split, kurse në Paris ndeshja luhet më 23 mars. 

Edhe Thurami do të operohet, do të mungojë gjatë Futboll Thurami do të operohet, do të mungojë gjatë

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, më herët kishte paralajmëruar se Thuram po përballet me një lëndim. 

27-vjeçari në 38 ndeshjet e këtij edicioni ka shënuar 16 gola dhe ka bërë katër asistime.