Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Kosova shpall listën për kualifikime

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka shpallur të mërkurën listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për garën kualifikuese që muajin tjetër mbahet në Itali, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK).

Kosova do të garojë në fazën e parë kualifikuese evropiane për kampionatin botëror të vitit 2021 dhe është në grupin e tretë së bashku me Italinë, Rumaninë e Gjeorgjinë.

Më 10 janar, Kosova luan me Italinë, më 11 janar me Rumaninë, kurse më 12 janar me Gjeorgjinë. Fituesi i grupit avancon në raundin tjetër, kurse ndeshjet luhen në Benevento të Italisë.

Ramadani ka ftuar 19 lojtarë, ku tre prej tyre janë debutues në ekipin A: Albin Xhafolli, Liridon Zena dhe Leonard Gegaj. Në listë janë pesë lojtarë të kampiones së Kosovës, Besa Famgas dhe katër të Prishtinës. Lojtarët e ftuar nga Ramadani janë: Kastriot Jupa, Lindrit Fetahu, Valon Dedaj, Flamur Gërbeshi, Fatlum Ahmeti, Deniz Terziqi, Oltion Beshiri, Endrit Abdullahi, Egzon Gjuka, Petrit Prekazi, Luigj Quni, Drilon e Drenit Tahirukaj, Haris Berisha, Bujar Ramosaj e Jon Muqolli.

Përgatitjet e Kosovës do të nisin më 27 dhjetor në Prishtinë, ndërsa para udhëtimit në Itali do të luhen dy ndeshje miqësore me Kuvajtin.

Artikuj të ngjashëm