Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, kampionët kalojnë në finale

Kampionët në fuqi, Besa Famgas te meshkujt dhe Istogu te femrat, kanë kaluar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Besa Famgas të martën mbrëma fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultatin 33:26. Shumë më thellë e kishte fituar ndeshjen e parë në Pejë dhe me dy fitore kaloi në finale. Besa në finale do të luajë me Trepçën apo Prishtinën. Trepça të shtunën kishte bërë befasi duke fituar thellë ndaj Prishtinës në kryeqytet. Ndeshja e dytë Trepça – Prishtina luhet të mërkurën.

Te hendbollistet, Istogu ka pasur punë fare të lehtë. Prishtina për shkak të problemeve të brendshme ka luajtur me lojtare të grupmoshës së kadetëve. Lojtaret seniore nuk kanë pranuar të luajnë, për shkak të telasheve me pagesë. Istogu në Prishtinë kishte fituar me shifrat 43:12 kurse të martën rezultati i takimit ishte 53:20 në të mirë të Istogut.

Istogu në finale takohet me Vushtrrinë apo Ferizajn. Vushtrria ka fituar në udhëtim në ndeshjen e parë kurse ndeshja e dytë është nesër.

Edhe Hendboll, nis seria finale në dy konkurrencat Sport Hendboll, nis seria finale në dy konkurrencat