Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, nis seria finale në dy konkurrencat

Besa Famgas dhe Prishtina do të përballen në finalen e plejofit të Superligës së Kosovës në hendoll te meshkujt. Dueli i parë i kësaj serie luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, të shtunën prej orës 20:30.

Ekipi që shënon dy fitore apo një fitore e një barazim, shpallet kampion i këtij edicioni. Besa Famgas është kampione në fuqi, ndërsa stinorin e rregullt ishte e pakonkurrencë, pasi ka shënuar 28 fitore në po aq ndeshje të luajtura.

Në gjysmëfinale të plejofit. Besa eliminoi Rahovecin. Në anën tjetër, Prishtina doli e dyta në stinorin e rregullt me 22 fitore në 28 xhiro të luajtura, ndërsa në gjysmëfinale e mposhti Trepçën.

Të shtunën në Istog prej orës 20:30, nis edhe seria finale në konkurrencën e femrave, në të cilën takohen Istogu dhe Ferizaj. Në serinë gjysmëfinale, Istogu e kaloi Vushtrrinë, ndërsa Ferizaj eliminoi Prishtinën.