Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa e Prishtina, favorite për kualifikim në finale të Kupës në hendboll

Turneu “Final 4” i Kupës së Kosovës, do t’u japë fund garave të këtij edicioni në hendboll (meshkujt) dhe ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të premten, në palestrën e qytetit në Istog.

Në gjysmëfinalen e parë, që do të zhvillohet prej orës 15:00, do të takohen Prishtina e Kastrioti, kurse prej orës 17:00, do të luhet gjysmëfinalja e dytë të ndërmjet Trepçës dhe Besa Famgasit.

Skuadra nga Peja tashmë e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës dhe po e kërkon edhe trofeun e Kupës.

Në palestrën e Istogut, do të luhen edhe ndeshjet në konkurrencë të femrave në Kupën e Kosovës, të cilat do të zhvillohen po ashtu të premten. Prej orës 13:00, do të takohen Ferizaj e Prishtina, kurse prej 19:00 do të përballen Vushtrria e Istogu.

Këto dy ekipe u takuan edhe në finalen e plejofit ku skuadra e Vushtrrisë e mposhti Istogun për ta fituar titullin e kampionit.