Nëntë përfaqësuese do të paraqiten në Kampionatin Evropian të hendbollit në konkurrencën e femrave për gjeneratën U19 që do të mbahet në Prishtinë.
Evropiani do të mbahet në kryeqytetin tonë muajin e ardhshëm, saktësisht prej datës 8 deri më 16 korrik, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), të enjten.
“Disa prej Kombëtareve janë të vendeve që kanë sport e hendboll shumë të zhvilluar. Rrjedhimisht Prishtina prej 8 deri më 16 korrik do të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit kontinental”, ka shkruar FHK-ja.
Në Evropianin e Divizionit B, krahas Kosovës do të marrin pjesë edhe Austria, Britania e Madhe, Italia, Letonia, Sllovakia, Finlanda, Izraeli e Polonia.
FHK-ja pret që ky spektakël hendbolli të madhështohet edhe më shumë me praninë e tifozëve në tribuna.
-
Në Kosovë gjatë verës organizohen dy Evropianë të divizionit B në hendboll
-
“IHF Trophy”, gara e radhës ndërkombëtare e hendbollit në Prishtinë
-
Pritet garë e fortë e hendbollisteve të reja në Evropianin në Prishtinë
-
FHK-ja, gati për organizimin e Evropianit U19
-
FHK-ja: Jemi gati për muajin e hendbollit në Kosovë