Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, do ta nis mbrojtjen e titullit te skuadra e Vushtrrisë. Kjo është vendosur pas tërheqjes së shortit të mërkurën. Tetë skuadra do të luftojnë për titull kampioni në Superligën e hendbollistëve, me sistem të katërfishtë.
Më pas do të zhvillohet plejofi. Në xhiron e parë do të përballen edhe Prishtina – Rahoveci, Kastrioti – Trepça dhe Deçani – Vëllaznimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhiroja e parë e elitës së hendbollit te meshkujt do të luhet më 16 e 17 shtator. Po të mërkurën është tërhequr edhe shorti për kampionatin e ri te hendbollistet. Istogu, që është kampion në fuqi, do të luajë në udhëtim te Prishtina. Duelet tjera do të jenë Samadrexha – Vëllaznimi, Jusuf Gërvalla – Ulpiana, Ferizaj -Vushtrria dhe Kastrioti – Shqiponja. Në Superligën e hendbollisteve garojnë dhjetë skuadra. Pas 18 xhirove në sezonin e rregullt zhvillohet plejofi. Edhe Superliga e hendbollisteve nis më 16 e 17 shtator.