Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazard është i kënaqur në Madrid

Eden Hazard është i kënaqur në Madrid, ka thënë vëllai i tij, Kylian për “Sport”. 31-vjeçari nuk pritet të largohet në fund të sezonit aktual nga Real Madridi. Hazard është përballur me lëndime viteve të fundit, ndërsa nuk ka arritur të shkëlqej me fanellën e madrilenëve.

Së fundi është kërkuar nga Chelsea, prej ku edhe u transferua te Reali. Ai ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar dy herë në 22 paraqitje këtë sezon për Realin.

Pjesë e klubit mbretëror, 31-vjeçari është që prej vitit 2019. Reprezentuesi i Belgjikës ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.