Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hashani: Drita ishte e lodhur

Trajneri i futbollit, Erdin Hashani, ka thënë që skuadra e Dritës është penalizuar sivjet nga lodhja që e kanë pasur futbollistët. Por, për rënien e Dritës në fazën finale të kampionatit, Hashani ka thënë se rol ka luajtur edhe lëndimi i Kastriot Rexhës.

“Drita është skuadra me më së shumti paraqitje në garat evropiane marrë parasysh raundet që i kaluan në Evropë. Ky është faktori që në fundin e kampionatit, Drita është ndjerë e lodhur. Sidomos edhe lëndimi i Kastriot Rexhës ka bërë që ata të mos jenë shumë konkret në fazën e sulmit”, theksoi Hashani në emisionin “Sporti Total” në KTV.