Tjetër mbrëmje fantastike për yllin e skuadrës nga Teksasi.
Kur ke në skuadër një lojtar si James Harden, gjërat fillojnë të funksionojnë shumë më mirë. Kështu mund të thuhet edhe për Houston Rockets që lojën e tyre e bazojnë tek Harden.
Në fitoren 103-98 ndaj Orlando Magic, Harden realizoi 40 pikë, 6 asistime dhe 10 kërcime, për të dëshmuar edhe njëherë që është lojtari më në formë në NBA.
Oklahoma City Thunder triumfuan ndaj Milwaukee Bucks, që kryeson Konferencën e Lindjes, duke fituar 122-118 në Chesapeake Energy Arena.
Fantastik ishte Paul George me plot 36 pikë dhe 13 kërcime. Pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse të Giannis Antetokounmpos, që realizoi 28 pikë e 18 kërcime, Bucks nuk ia dolën të ndalin skuadrën nga Oklahoma.
Triple-double i jashtëzakonshëm i talentin slloven Luka Donçiq në sfidën mes Dallasit dhe Torontos, por 35 pikët, 10 asistimet dhe 12 kërcime të tij nuk mjaftuan për Mavericks që të fitonin.
Edhe
Embiid shkëlqen në fitoren e 76ers ndaj Celtics
Skuadra nga Teksas u mund në fund 120-123 nga Toronto Raptors. Për kanadezët spikati Kawhi Leonard me 33 pikë e 10 kërcime, i ndihmuar edhe nga 19 pikët e Kyle Lowry.
Për Minnesota Timberwolves nuk mjaftuan 35 pikët e Wiggins dhe 22 të Towns në përballjen me Utah Jazz, që u mbyll 111-125. Në këtë sfidë morën më shumë vlerë 29 pikët e Mitchell, që u ndihmua më shumë nga pjesa tjetër e skuadrës.
San Antonio Spurs fituan 132-119 falë 30 pikëve të LaMarcus Aldrige, ndërsa Los Angeles Lakers arritën të triumfonin 116-102 ndaj Phoenix Suns pavarësisht mungesës së LeBron James.