Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hapet zyrtarisht Festivali Olimpik dhe Panairi i Sportit

Për disa ditë më radhe qytetarët e Kosovës, do të jetojnë me Lojërat Dimërore, jo në Pyeongchang të Koresë së Jugut, por më Festivalin Olimpik dhe Panairin e Sportit që sot zyrtarisht u hap në Prishtinë.

Ky eveniment sportive zyrtarisht është hapur të hënë nga zyrtarët e lartë shtetërore, ndërsa organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Qytetarë të shumtë, sidomos fëmijët për disa ditë rresht do të shijojnë emocionet e sporteve të patinazhit, krelingut, hokej mbi akull, e disa sporte tjera.

Nënkryetari i Komiteti Olimpik të Kosovës, Memli Krasniqi tha se në 10-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, po organizohet diçka e veçantë në botën e sportit, raporton KosovaPress. Sipas tij, përmes këtij festivali sportive, Kosova po i bashkohet shumë komuniteteve olimpike kombëtare. Ai tha se është krenar me sukseset e sportistëve tonë që po e ngritin flamurin e Kosovës në piedestalet më të larta botërore.

“Në vigjilje të 10-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ne po bëjmë diçka për herë të parë, po marrim pjesë në Lojërat Dimërore Pyeongchang të Koresë së Jugut, ku skiatori ynë Albin Tahiri po e përfaqëson Republikën e Kosovës me dinjitet. Ne i urojmë suksese në të gjithat garat në të cilat ai është kualifikuar. Po ashtu, ne për herë të parë po i bashkohemi shumë vendeve të botës, shumë komuniteteve olimpike kombëtare me organizimin e këtij festivali olimpik, duke i sjell disa nga sportet dimërore të popullarizuara qytetarëve të Prishtinës, qytetarëve të Kosovës, dhe para se gjithash fëmijëve, shkollarëve tonë, të cilët më herët nuk kanë pasur mundësi të provojnë patinazhin, kërlingun, hokej mbi akull, e kështu me radhë. Ky flamur i vendit tonë, i Republikës së Kosovës, na ka bërë krenar sa herë që është ngritur lartë nga sportistët tanë, e veçanërisht ditëve të fundit ne kemi pasur rastin të bëhemi krenar me sukseset e Akilit, me sukseset e Donjetës, me sukseset e Distrias, me sukseset e shumë e shumë sportistëve të cilët na kanë bërë krenar të gjithëve, prandaj ky flamur le të valoj lartë jo vetëm në 10-të vjetor, por edhe në qindra vite të ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), Kujtim Gashi pasi falënderoi pjesëmarrësit e këtij festivali, tha se MKRS do të vazhdojë të mbështesë sportistët dhe sportin e Kosovës. Ai gjithashtu ftoj edhe bizneset që ta përkrahin sportin, sepse sipas tij, ligji për sponsorizimin ofron kushte të mira për të mbështetur sportin tonë.

“Më lejoni të konfirmojë në emër të Ministrisë së Kulturës, mbështetjen e fuqishme për të gjithë sportistët, të gjitha sportet, por në të njëjtën kohë edhe federatat edhe një mbështetje të madhe për Komitetin Olimpik të Kosovës për organizimet që po bën. Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit ka ndërmarr disa veprime shumë të rëndësishme për të mbështetur sportet dhe sportistët, një nga to është rregullorja për sponsorizimet e sporteve. Më lejoni që në emër të Ministrisë t’ju bëjë thirrje gjitha bizneseve dhe të njëjtën kohë edhe gjithë atyre që dëshirojnë ta mbështesin sportin për të qenë pjesë e Ministrisë së Kulturës dhe gjithë atyre që dëshirojnë që sportet dhe sportistët t’i mbështetësin, sepse përmes ligjit për sponsorizim kemi krijuar kushte të mira, të volitshme për ta mbështetur sportin dhe sportistët”, tha Ministri Gashi.

Edhe Festivali e Panairi afrojnë qytetarët me sportin Sport Festivali e Panairi afrojnë qytetarët me sportin

I pranishëm në hapje te Festivalit Olimpik dhe Panairit te Sportit, ishte edhe kryetari i Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli. Ai tha se ndihet krenar me sukseset që po arrijnë sportistët tonë në ‘tapetet’ ndërkombëtare. Veseli pasi uroj 10-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tha së fëmijët e vegjël do të jenë kampionët e ardhshëm të Kosovës siç është Majlinda Kelmendi. I pari i Kuvendit të Kosovës, sportistët tonë po arrijnë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare, por ai është i bindur së sukseset e sportistëve tonë në rrafshin ndërkombëtare do të jenë edhe më të mëdha.

“Urime të gjithëve 10-të vjetori i Pavarësisë e më së shumti juve kampionëve të vegjël, ta festojmë bashkë. Ju do të jeni kampionët e ardhshëm, do të merrni pjesë në Lojërat Olimpike, kampionate botërore, ju jeni Majlinda Kelmendi të Kosovës, që të vazhdoni të mësoni, të punoni, ta doni edhe më shumë Kosovën. Ne jemi duke arritur shumë, ne do të ecim përpara dhe ju do ta çoni këtë vend edhe më tutje përpara. Jemi krenar me sportistët tanë, para dy ditësh flamuri ynë shtetëror është ngritur për kampionët tanë, kampionin botëror Akilin, për Distrian e shumë e shumë kampion të tjerë të cilët do të ngritën. Ne do të vazhdojmë përkrahjen e sportit, që sot, këtu jemi bashkërisht edhe më një nga kampionët, e kemi një kampion i cili ka marrë pjesë tri herë në Lojërat Olimpike, Aziz Salihun, do të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe suksese të cilat i duhen këtij vendi. Shteti i juaj Kosova është i shenjtë duhet ta duam edhe më shumë, duhet të punojmë edhe më shumë, duhet të kemi edhe më shumë kampionë”, ka pohuar Veseli.

Ai ka kërkuar nga vajzat dhe djelmoshat e vegjël të mësojnë sa më shumë, ta duan sa më shumë Kosovën, derisa ai i ka uruar Albin Tahirit, sportistit të vetëm që përfaqëson vendin tonë në Pyeongchangut të Koresë së Jugut.